Durrës/ Vajza h*dh nënën nga shkallët dhe arratiset, 37-vjeçarja në kërkim

Aktualitet

Durrës/ Vajza h*dh nënën nga shkallët dhe arratiset,

Një ngjarje e rëndë brenda familjes ka ndodhur në Durrës, ku një vajzë ka dhunuar nënën e saj të moshuar dhe është zhdukur pa lënë gjurmë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Manzës, ku shtetasja I. S., 37 vjeçe, ka shtyrë nga shkallët e banesës nënën e saj, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Sipas të dhënave nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, 37-vjeçarja, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, e ka lënë të ëmën të plagosur në vendngjarje dhe është larguar menjëherë në drejtim të paditur.

E moshuara ka marrë ndihmë mjekësore për dëmtimet në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë shpallur në kërkim 37-vjeçaren, pasi ajo konsiderohet si rrezik potencial jo vetëm për veten, por edhe për persona të tjerë në kushtet e rëndimit të shëndetit mendor.

ME TE LEXUARAT