Dyfishimi i bonusit të pensioneve nga 1 janari/ Eksperti: Hap i rëndësishëm, zbut ndikimin e...

Aktualitet

Dyfishimi i bonusit të pensioneve nga 1 janari/ Eksperti: Hap i
Eksperti për punësimin, Arbër Xhihani në një intervistë për “Money Report”, në ABC News, foli për dyfishimin e bonusit të pensioneve nga 1 janari.

Ai tha se ky është një hap i rëndësishëm duke shtuar se objektivi është edhe rritja e pensioneve deri në 2030.

Gjatë intervistës, ai shtoi se shtesat do të ndikojnë në zbutjen e rritjes së çmimeve.

 “Është një hap që duhej ndërmarrë, një hap i rëndësishëm. Flasim për një shtresë që preket drejtpërdrejt sa i përket kostos së jetesës. Është edhe një zbutje e ndikimit të inflacionit. Për të arritur në objektivin e vendosur për në 2030 do të duhet edhe një rishikim i bonusit apo edhe i vetë skemës, që të mos lihet në momentin përfundimtar.

Më tej, nënvizoi se do të duhet që përtej bonuseve të rialokohen edhe përfitime të tjera për pensionistët që të zbusin edhe kostot e jetesës që po bëhen të papërballueshme.

“Rritja e pagës mesatare është një incentivim që qeveria ka bërë, çka është reflektuar edhe në sektorin privat. Dhe përtej këtyre rritje duhet të ketë një rialokim të shpërndara të këtyre bonuseve që pensionistët të mos kenë vështirësi për shpenzime të tjera mujore që pensionistët kanë.

Diskutimi është se nëse bonuset aktuale janë në proporcion të drejtë me rritjen e inflacionit apo kostot e jetesës që kanë…

Ndarja e një bonusi mujor nuk do duhet të përjashtojë mënyra të tjera të pensionimit ekonomik për këtë shtresë që preket drejtpërdrejt nga ndryshueshmëria që ka ekonomia dhe kostot e jetesës në përgjithësi”, theksoi ai, duke shtuar:

“Tregu i punës ka një nevojë për plotësim të vakancave, dhe kjo bën që pagueshmëria të rritet dhe të ketë edhe një rritje të vazhdueshme të rritjes së pagave. Kjo edhe për shkak të tregut të jashtëm që përthith zanatçinj të përgatitur. Kushtet tregojnë që tregu i punës është ende në krizë, pavarësisht ardhjes së të huajve. Por duhet të ketë edhe një riorganizim të sipërmarrjes”.

ME TE LEXUARAT