Çfarë i helmoi studentët e Akademisë së Sigurisë?! Dalin analizat e ushqimit

Aktualitet

Çfarë i helmoi studentët e Akademisë së

Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të 64 studentëve të Akademisë së Policisë nuk erdhi si pasojë e ushqimit.

Burime për TCH tregojnë se rezultatet e analizave nga laboratori ISUV tregojnë se 14 mostrat e ushqimeve dhe 5 kampionet ambientale kanë dalë të pastra nga ngarkesa bakteriale që analizuan nga Instituti i Referencës për S. coli, Salmonelë dhe Listeria.

Dhjetëra studentë të Akademisë së Sigurisë u paraqitën pak ditë më parë për të dytën herë në QSUT, me të vjella dhe probleme shëndetësore.

Kujtojmë se muajin e kaluar 56 studentë të Akademisë së Sigurisë u helmuan nga ushqimi, konkretisht nga makaronat me baktere mbi normë.

 

 

ME TE LEXUARAT