“E dua Shqipërinë!”, thirrja e vogëlushes ngre peshë zemrat e protestuesve: Rama, jepe dorëheqjen!

Aktualitet

“E dua Shqipërinë!”, thirrja e vogëlushes ngre

Një moment emocionues është shënuar gjatë protestës para Kryeministrisë, ku thirrja e një vogëlusheje ka tërhequr vëmendjen e protestuesve të pranishëm.

E shoqëruar nga familjarët e saj, vajza ka shprehur mesazhin e saj për vendin, duke thënë: “E dua Shqipërinë!”, ndërsa turma ka reaguar me duartrokitje dhe brohoritje.

Në mesin e thirrjeve të protestuesve kundër qeverisë është dëgjuar edhe slogani: “Rama, jep dorëheqjen!”.

Protesta vijon prej 58 ditesh me pjesëmarrjen e qytetarëve të mbledhur kundër kryeministrit Edi Rama, të cilët kërkojnë ndryshime politike dhe largimin e tij nga detyra.

ME TE LEXUARAT