E konsideronte Ervis Martinajn idhull/ Kush është taksisti që u gjet i pajetë brenda makinës te “Oxhaku”

Aktualitet

E konsideronte Ervis Martinajn idhull/ Kush është taksisti që u

Një 47-vjeçar, i identifikuar si Uljan Kolgjegja, dyshohet se është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij në zonën e Oxhakut në Tiranë, pasditen e së shtunës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai ka pësuar një atak kardiak ndërsa ndodhej në timon, rreth orës 16:00–17:00. Paraprakisht bëhet me dije se pak para ngjarjes ai kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kishte vijuar punën normalisht, duke transportuar një klient drejt Spitalit Pediatrik.

Pas ndalimit në zonën e Oxhakut, ai dyshohet se ka pësuar infarkt fatal. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, çka forcon pistën e një vdekjeje natyrale.

Kolgjegja rezulton të ketë qenë më herët i përfshirë në një incident në vitin 2020, kur kishte tentuar të vetëdigjej para Kryeministrisë pas heqjes së patentës. Ai njihej gjithashtu në rrjete sociale për deklarata dhe lidhje shoqërore me persona të njohur.

ME TE LEXUARAT