E rëndë në Pogradec/ 10-vjeçarja tërhiqet zvarrë për disa metra nga qeni i fqinjit
Lajmifundit
/
20 Mars 2026, 09:59
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të lagjes “Goricë” në Pogradec.
Mësohet se një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni i fqinjit, të cilën e ka tërhequr zvarrë për disa metra.
Ndërkohë, banorët e lagjes raportojnë se situata me këtë qen ka qenë problematike prej kohësh, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për komunitetin. Ngjarja është referuar për procedim penal, ndërsa e mitura po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Pogradecit.


