E RËNDË në Tiranë! Foshnja e porsalindur ndërron jetë në maternitet, prindërit akuza mjekëve
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, teksa një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.
Mësohet se shtetasi me iniciale Xh. Q., 34 vjeç, ka bërë kallëzim në polici për stafin mjekësor të maternitetit, pasi i akuzon për neglizhencë që ka sjellë dhe humbjen e jetës të të porsalindurit. Policia e Tiranës njofton se materialet për rastin i janë referuar Prokurorisë me qëllim vlerësimin e mëtejshëm.
“Shtetasi me iniciale Xh. Q., 34 vjeç,ka kallëzuar se foshnja e tij ka humbur jetën, në spital, si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor.
Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin e mëtejshëm”, sipas policisë.