Ekzekutimi me armë i Artur Bashimit në Athinë, vëllai i shokut të Bledar Jambellit! Historia në Shqipëri e Greqi
Një 47-vjeçar nga Gjirokastra është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Athinë. Viktima është Artur Bashimi, person me precedentë penalë për vjedhje.
Viktima u qëllua me armë në rrugën “Mihail Boda 200” në lagjen “Agio Pantaleimona”. Burime paraprake bëjnë me dije se viktima ka plagë me armë zjarri në kokë. Forca të shumta të policisë greke kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.
Artur Bashimi rezulton i arrestuar në shkurt 2022 si pjesë e një grupi kriminal që kryente vjedhje në mjetet e transportit publik. Ai është arrestuar sërish më pas në prill 2024, po si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje në Greqi.
Artur Bashimi rezulton të jetë vëllai i 38-vjecarit Marsel Bashimi alias Marsel Shkurtaj alias Marsel Gozhita, person me precedentë të rëndë penalë në Greqi e Shqipëri.
Marsel Bashimi në korrik 2022 u arrestua bashkë me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, si autorë të një ngjarjeje të rëndë me përdorim armësh në Greqi. Jambelli e Leci akuzohen në Shqipëri si autorë të vrasjes së Komisar Artan Cukut.
Ngjarja ku Bashimi bashkëpunoi me Jambellin e Lecin:
Pasditen e 22 janarit 2022, banditi shqiptar me 13 mbiemra dhe 10 emra, 42-vjeçari Bledar Jambelli, 35-vjeçari shqiptar me tre mbiemra, Marsel Bashimi, dhe 34-vjeçari shqiptar me tre mbiemra, Kristaq Leci, dhe dy persona të panjohur, i janë bashkuar një grupi, me qëllim që të takoheshin me dy shqiptarë në furrën në Vuola, ndoshta për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre financiare.
Në të njëjtën kohë, po më 22 janar 2022, dy viktimat shqiptare, që udhëtonin me një automjet, kanë shkuar në dyqan për të marrë pjesë në takimin me Jambellin. Dy shqiptarët (viktima) shoqëroheshin nga tre të huaj dhe tre grekë, të cilët i ndiqnin duke lëvizur me tre automjete. Me të mbërritur, vetëm dy shqiptarët kanë zbritur nga automjeti i tyre, ndërsa pjesa tjetër kanë qëndruar brenda makinave.
Dy shqiptarëve u janë afruar tre shqiptarët e tjerë të armatosur, grupi i Jambellit, dhe dy presona të tjerë të panjohur, duke përdorur një makinë taksi, tip Mercedes, dhe një makinë, tip Hyundai të kuqe model “i30”. Ata kanë parkuar makinat pranë furrës dhe të gjithë kanë hipur në taksinë, me të cilën kanë mbërritur në pikën e takimit me dy shqiptarët dhe kanë zbritur. Të gjithë shqiptarët janë ulur në kafenenë e Vuolës, në një tavolinë jashtë, ku kanë biseduar për arsyen e takimit. Dy personat e panjohur, që shoqëronin të akuzuarit, pas një gjesti të një shqiptari, janë afruar shumë me njëri-tjetrin, duke marrë masa të dukshme sigurie. Menjëherë, është afruar grupi mbështetës prej gjashtë grekësh e shqiptarësh, i cili ka qëndruar jashtë furrës.
Në orën 17:30, 34-vjeçari shqiptar ka goditur me grusht kundërshtarin e tij shqiptar. Më pas, viktima, duke kuptuar se dy të pandehurit shqiptarë ishin të armatosur, ka ndërhyrë dhe ka tentuar të ndalojë 34-vjeçarin Leci, duke e përqafuar, por ky i fundit i është larguar dhe ka filluar ta sulmojë, duke e goditur me thikë. Në atë moment, dy sulmuesit e panjohur janë afruar dhe për të marrë pjesë në sulm, ku të dy kishin në duar shufra dhe sende të tjera. Menjëherë, ka ndërhyrë grupi mbështetës i grekëve dhe shqiptarëve, të cilët kanë goditur me grusht personin e panjohur, që kishte në dorë shufrën. Më pas, Leci ka qëlluar me armë një shqiptar, duke bërë që ky i fundit të bjerë në tokë i plagosur.
Nga të shtënat, 34-vjeçarit Leci, një shqiptar mbeti i plagosur në kokë, i cili u fut menjëherë brenda në dyqan për t’u fshehur. Ndërkohë, 34-vjeçari ka vazhduar të godasë me thikë viktimën dhe më pas ka goditur disa herë me thikë edhe shqiptarin e dytë, që ishte shtrirë në tokë. Kjo u pasua nga një përleshje e ashpër me grupin mbështetës të viktimës, të cilët ndërhynë dhe hodhën karrige në drejtim të 34-vjeçarit shqiptar, i cili, siç mësohet, “ka goditur vazhdimisht me thikë kundërstarin e tij bashkëkombas”.
I plagosuri është larguar nga vendngjarja, ndërsa shoku i tij ka qëndruar në vend, ku është qëlluar me armë zjarri nga dy shqiptarët. Pas skenës së përgjakshme, dy shqiptarët hipën në një taksi dhe u larguan, ndërsa tjetri u arratis në këmbë, bashkë me dy autorët e panjohur. Pas arratisjes së tre shqiptarëve dhe dy të tjerëve, njëri prej të plagosurve është rikthyer në vendin e ngjarjes, ku ishte i shtrirë dhe i përgjakur shoku i tij, por në të njëjtën kohë aty janë rikthyer edhe dy të pandehurit shqiptarë, ku njëri ka qëlluar sërish shqiptarin, duke e plagosur në bark. Ai është rrëzuar menjëherë përtokë, por më pas ka arritur të largohet.
Hapja e bisedave telefonike ka zbuluar profilin e 34-vjeçarit shqiptar, i cili, siç thuhet në dosje, “ka zhvilluar një bisedë telefonike me një bashkëatdhetar, ku ndër të tjera, i pari ka thënë se një person i panjohur kishte për qëllim t’i zhvasë 5 mijë euro dhe se në të kundërt do ta godiste me thikë”. Do ta godas me thikë më vonë”-është një nga bisedat telefonike.
Historia kriminale në Shqipëri e Greqi e Marsel Bashimit:
Në Shqipëri:
Marsel Bashimi, nga lagjen “Manalat” Gjirokaster, ka qenë i arrestuar në nëntor 2014 për vjedhjen me dhunë të një 20-vjecareje në Lazarat. Ai i grabiti celularin nën kërcënimin e thikës, gjatë kohës që e reja kthehej nga varrezat.
Në Greqi:
Më datë 14.06.2007 u arrestua nga efektivë të Repartit të 2-të të Policisë Kufitar të Filatit, i akuzuar për shkelje të ligjit 3386/05 “Për të huajt”.
Në orët e mëngjesit të datës 13.06.2007, së bashku me një të bashkakuzuar të tij, kanë hyrë ilegalisht në territorin grek, Igumenicë, dhe prej andej përmes mjetit të një personi të panjohur, ata kanë mbërritur në këmbë në Keramicë, ku kanë hipur në një mjet të një personi të tretë të arrestuar, për të shkuar në Janinë.
Më datë 16.07.2009 u arrestua nga punonjësit e Policisë së Departamentit të Krimeve Pronësore të DAA/YDEZI, së bashku me nëntë bashkëpunëtorë të tjerë, të akuzuar për “Vjedhje dhe grabitje të dalluara me radhë dhe për bashkëpunim, krijimi i organizatës kriminale, posedim i drogave për qëllime trafikimi dhe në lidhje me ligjin për të huajt”.
Më datë 26.08.2013, u arrestua nga punonjës të Policisë së Departamentit të Sigurisë Trikala, me qëllim dëbimin nga vendi, pasi konsiderohej i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike të vendit dhe i mungonin dokumentet ligjore për qëndrimin në Greqi.
Ndaj tij, më datë 04.08.2019, nga Departamenti i Sigurisë “Agios Panteleimon” është ngritur akuzë për “Falsifikim të Dokumentit te Identifikimit”. Në mënyrë të veçantë, gjatë kontrollit të kryer nga Policia e Athines/Ekipi DIAS, ai ka treguar një dokument me autenticitet të dyshimtë që legalizon qëndrimin e tij në vend. Në datën 11.08.2019, ndaj tij u ngrit një akuzë nga Departamenti i Sigurisë “Agios Panteleimon”, i akuzuar për shkelje të ligjit për “Armët”, pasi u kap nga Policia e Athinës/ Ekipi DIAS, duke mbajtur një pistoletë në një çantë dhe në xhepin e pantallonave një thikë të palosshme.
Ndaj tij më datë 27.08.2021, nga ana e Drejtorisë së Policisë Agios Panteleimon u ngrit një akuzë për shkelje të ligjit për “Armët”. I akuzuari u kap nga Ekipi i Policisë së Athinës/DIAS, duke u larguar nga një pallat në rrugën “Michail Voda” dhe në pamjen e policëve duke hedhur një thikë të palosshme në një kosh mbeturinash.
Ndaj tij, më datë 21.01.2022, në Drejtorinë e Policisë Kolono është ngritur akuzë për shkelje të ligjit “Armët”. Në veçanti, ai u arrestua nga Policia e Athinës/Ekipi DIAS, pasi kishte në pronësi një thikë.
Ndaj tij, më datë 10.02.2022, nga Drejtoria e Sigurimit të Athinës u ngrit një akuzë,l për “Vrasje të mbetur në tentativë me përdorim të armës” dhe “Dhunë ndaj zyrtarëve dhe personave gjyqësorë”. I pandehuri, pas një debati që ka pasur me një person, pas një aksidenti, me përdorimin e thikës e ka plagosur në pjesën e kofshës, ndërsa ka tentuar ta plagosë në qafë dhe gjoks, me qëllim të qartë vrasjeje. Gjithashtu, policët e Athinës, teksa po i afroheshin për ta arrestuar, i ka sulmuar me qëllim shmangien e arrestimit.
Më datë 11.02.2022, nga Nëndrejtoria e Sigurimit të Athinës është ngritur dosje për gjithsej 41 të pandehur, prej të cilëve tridhjetë (30) janë arrestuar, mes të cilëve dhe ky person për “Organizata kriminale, raste të dalluara të vjedhjes dhe grabitjes të kryera dhe në tentativë, pranimi dhe asgjësimi i produkteve të krimit.
Siç thuhet, shqiptari konkret “u bë anëtar i një grupi të strukturuar hierarkikisht (organizatë kriminale), të shtetasve të huaj të Shqipërisë, anëtarët e të cilit, duke vepruar në grupe nga 2-6 persona në të njëjtën kohë, kryenin vjedhje të përditshme të kuletave dhe celularëve në stacionet e metro dhe linjat e autobusëve dhe trolejbusët”.