EMRI/Sarandë, policia zbardh ngjarjen: 31-vjeçari dhunoi ish-bashkëjetuesen dhe familjarët e saj, më pas…

Aktualitet

EMRI/Sarandë, policia zbardh ngjarjen: 31-vjeçari dhunoi

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Shelegar, në Sarandë, ku një 31-vjeçar është arrestuar pas një akti dhune dhe kanosjeje ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Autori, Kristi Ceka, kishte ardhur nga Borsh me qëllim të kanosjes, pasi ishte ndarë nga ish-partnerja e tij pas një lidhjeje rreth 1-vjeçare. Pas dhunës ndaj saj, ai është përballur me kunatin e saj, të cilit i ka vendosur armën tip pistoletë në kokë dhe e ka kanosur. Gjithashtu, ai ka qëlluar rreth 4-5 herë në ajër me armë zjarri.

Pas largimit me automjetin e tij tip “Audi” Q7 me targa AB020RR drejt Borshit, autori është ndjekur dhe kapur nga policia. Ai pritet të dorëzohet në Komisariatin e Sarandë për veprimet procedurale të mëtejshme.

Njoftimi:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:30, shtetasi K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër.

Falë reagimit të shpejtë dhe punës së mirëorganizuar të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja e autorit të kësaj ngjarje.

Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT