Kapet me armë në brez pjesëtari i grupit të Mariklen Hakës; “Shqiponjat” arrestojnë 34-vjeçarin në Rinas (EMRI)

Forcat “Shqiponja” kanë arrestuar në zonën e Rinasit 34-vjeçarin Aurel Deliu, banues në Nikël, i cili dyshohet si pjesë e grupit të Marklen Hakës.
Sipas policisë, ai është kapur me një armë zjarri pistoletë gjatë kohës që po lëvizte me automjet dhe ishte në shoqërinë e një tjetër personi.
Deliu rezulton person me precedent penal dhe i njohur më herët nga autoritetet.
Ai është ndaluar edhe më parë në vitin 2021 në Tiranë, së bashku me disa persona të tjerë, në një rast ku policia kishte sekuestruar armë, para dhe sende të tjera të dyshuara si të paligjshme.
Në atë ngjarje, disa prej të dyshuarve u përplasën me forcat e rendit dhe disa të tjerë u shpallën në kërkim.
Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rolin e të arrestuarit dhe lidhjet e mundshme me grupin kriminal.


