EMRI/ Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, vihet në pranga autori i dyshuar, ja çfarë deklaroi...

Aktualitet

EMRI/ Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, vihet në pranga

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Greqi, ku 17-vjeçari shqiptar Aleks Vangjeli humbi jetën pasi u godit me thikë gjatë një përleshjeje me një bashkëmoshatar.

Sipas burimeve zyrtare, pak orë pas ngjarjes është arrestuar një 17-vjeçar shtetas grek, i cili është paraqitur vetë në polici dhe ka pranuar autorësinë e krimit. “Erdha të dorëzohem, unë jam ai që po kërkoni për vrasjen”, mësohet të ketë deklaruar ai, duke shtuar se konflikti kishte nisur për motive banale.

Në pranga është vënë edhe nëna e tij, e dyshuar për lënie pa kujdes të të miturit dhe për tentativë për fshehje provash, pasi sipas policisë ka tentuar të devijojë hetimet duke pretenduar se autori ishte 19-vjeçari i plagosur. Të dy pritet të dalin përpara gjykatës për caktimin e masës së sigurisë më 28 shkurt.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Loutrakisë. Viktima u gjet në rrugë me plagë të shumta me thikë, përfshirë një plagë në gjoks që rezultoi fatale.

Ndërkohë, 19-vjeçari, mik i afërt i viktimës, u plagos në bark dhe u transportua në një spital në Athinë, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nëna e të plagosurit deklaroi për mediat greke se ishte njoftuar për ngjarjen ndërsa ishte në gjumë dhe se viktima ishte mik i ngushtë i djalit të saj.

Autoritetet greke vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes./Shqip

ME TE LEXUARAT