Berisha pas shkarkimit të zv.kryeministres nga Rama : “Lëvizje për të shpëtuar lëkurën e tij”

Pas ndryshimit të kabinetit, kreu i PD-së ka reaguar menjëherë nëpërmjet një videoje në Facebook, ku ai është shprehur kritik dhe skeptik ndaj vendimit të Kryeministrit.
Ai u shpreh se kjo lëvizje është e qëllimshme për të shpëtuar lëkurën e tij.
Nga ana tjetër, Berisha këmbënguli në thirrjen se dorëheqja e Kryeministrit është zgjidhja e vetme për opozitën.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Kjo është lëvizja e Edi Ramës për të shpëtuar lëkurën e tij. Dorëheqja e tij është zgjidhja e vetme që pranon opozita!
Fjala e plotë
Lëvizja e fundit e Edi Ramës është një lëvizje me të cilën kërkon të shpëtojë lëkurën e tij. Por është një lëvizje, e cila fton qytetarët shqiptarë, opozitën shqiptare të vazhdojë fuqishëm protestat, pasi kryengritja paqësore e shqiptarëve synon, ka si qëllim kryesor madhor shpëtimim e Shqipërisë nga Edi Rama dhe jo-kukullat e tij. Me lëvizjen e tij, ai përpiqet të mashtrojë njerëzit, në një kohë kur ai vet është kreu i organizatës kriminale që drejton. Ndaj dhe, i kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme, përndryshe do përballet me opozitën dhe mbarë popullin shqiptar. Edi Rama, nuk ka më pranverë për qeverinë tënde dhe për ty. Je shkaku i të gjitha problemeve të mëdha me të cilat përballet sot shqiptarët. Je mater matrix e kësaj të keqe të madhe që ka kapluar qënien, shpirtin, trupin e Shqipërisë


