Çfarë po ndodh?! FNSH blindon Vlorën, kontrolle në hyrjet dhe daljet e qytetit

Aktualitet

Çfarë po ndodh?! FNSH blindon Vlorën, kontrolle në hyrjet

Daljet dhe hyrjet e qytetit të Vlorë janë blinduar mbrëmjen e sotme nga forca të shumta policie.

Në aksion janë angazhuar efektivë të Policia e Vlorës, forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe policia rrugore, të cilët po zhvillojnë kontrolle të befasishme në automjete.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht tek automjetet me xhama të zinj, automjetet e reja si dhe persona të dyshimtë.

Gjatë aksionit po kryhen kontrolle të imtësishme si në automjete ashtu edhe ndaj drejtuesve dhe pasagjerëve.

Qëllimi i këtij operacioni është parandalimi i veprimtarive të paligjshme dhe rritja e sigurisë në qytet./Shqip

ME TE LEXUARAT