Fier/ Makina del nga rruga dhe përplaset me dy mjete të parkuara, plagoset shoferi
Lajmifundit
/
18 Korrik 2026, 17:26
Aktualitet
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kwsaj tw shtune në unazën e qytetit të Fierit.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip BMW ka humbur kontrollin, duke u përplasur me dy automjete të parkuara në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i BMW-së, i cili është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe po punojnë për normalizimin e qarkullimit në zonë.