Krah protestuesve, deputetja Marjana Koçeku del sërish në shesh pas largimit nga PS-ja
Lajmifundit
/
18 Korrik 2026, 21:05
Politikë
Deputetja e larguar nga PS, tashmë e pavarur, Marjana Koçeku, i është bashkuar sërish protestuesve në shesh, ditën e sotme. Deputetja e paralajmëroi edhe më herët përmes një videoje në rrjete sociale se do të dilte në shesh në këtë ditë të 49-të të revoltës kundër klasës politike.
Kujtojmë që pas nisjes së protestave masive deputetja hoqi dorë nga grupi parlamentar i PS-së dhe deklaroi se do të përfaqësonte qytetarët si deputete e pavarur.