Fluks hyrje-daljesh në Qafë Botë, autoritetet shqiptare kërkojnë hapjen 24 orë të kufirit: Masat të merren menjëherë

Aktualitet

Fluks hyrje-daljesh në Qafë Botë, autoritetet shqiptare

Radhë të gjata pritjeje vijojnë të jenë prezente edhe këtë fundjavë në pikën kufitare të QafëBotës. Pavarësisht rritjes së numrit të sporteleve në anën greke, fluksi i lartë dhe organizimi aktual me hyrje e dalje në të njëjtin krah kanë bërë që situata të mbetet e tensionuar dhe lëvizja e ngadalësuar.

Në një intervistë për mediat, prefekti i Qarkut të Vlorës, Kristaq Kiço, e cilësoi situatën si të pazakontë, duke theksuar se ajo është përkeqësuar që prej arrestimit të gjithë stafit të mëparshëm të doganës greke.

“Ndryshimi i përditshëm i punonjësve ka sjellë vonesa serioze në qarkullim dhe rradhë të gjata në të dy anët e kufirit. Na është thënë se kjo është një situatë provizore, por kuptohet që jemi në pikun e sezonit turistik dhe masat duhen marrë menjëherë“, tha Kiço.

Ai shtoi se për shkak të fluksit të shtuar dhe rëndësisë që ka kjo pikë, veçanërisht në sezon, autoritetet shqiptare kanë kërkuar hapjen 24 orë të kufirit me Greqinë Qafë – Botë.

“Katër vite më parë kemi pasur një marrëveshje me palën greke që nga prilli në tetor të kishte shërbim 24 orësh. Sot, më shumë se kurrë, kjo është domosdoshmëri, për shkak të fluksit të turistëve dhe rëndësisë së portit të Igumenicës“, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT