Fluks i lartë në Kapshticë, shtohen sportelet për të përballuar lëvizjet në kufi
Lajmifundit
/
17 Gusht 2026, 19:33
Aktualitet

Fluks i lartë në hyrje në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës.
Burime bëjnë me dije se fluksi më i lartë i lëvizjeve është aktualisht në anën greke të kufirit.
Për të përballuar rritjen e lëvizjeve, policia kufitare greke dhe ajo shqiptare po punojnë me nga pesë sportele secila.
Shtimi i sporteleve ka shmangur krijimin e radhëve të gjata në të dyja anët e kufirit.
Fluksi më i madh është në dalje nga pala greke dhe në hyrje nga pala shqiptare.


