FONDET E PD-SË NËN LUPË/ Auditi kontrollon paratë e 11 majit, nga donacionet, fondet publike e shpenzimet

Aktualitet

FONDET E PD-SË NËN LUPË/ Auditi kontrollon paratë e 11

Auditi i Pavarur i ka dorëzuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve auditin e fondeve për fushatën zgjedhore të Partisë Demokratrike në 11 maj.

Rreth 10 milionë e 600 mijë lekë janë dhuruar për selinë blu vetëm në fushatën zgjedhoire në llogarinë e posaçme që kishte hapur sipas ligjit.

Janë mbi 107 individë që kanë dhuruar për partinë shuma parash në llogarinë bankare ndërsa PD ka pasur në dispozicion edhe 145 milionë lekë të ardhura të brendshme nga buxheti i shtetit dhe nga kuotat e anëtarësisë, ndërsa rreth 27 milionë lekë kanë derdhur partitë në koalicion me PD.

Partia e Lirisë që Sali Berisha i dha 4 deputetë ka derdhur rreth 150 mijë euro dhe republikanët, PBDNJ, PA, PDIU secila nga 50 mijë euro.

Sipas auditit final PD ka shpenzuar rreth 97 milionë lekë për mitingje, rreth 1 milionë e 800 mijë lekë për material promocionale dhe pjesën më të madhe e ka media me 470 mijë euro ose 47 milionë lekë të reja.

Në raport është pasyruar edhe fatura për Chris La Civita, strategun amerikan i cili është paguar 137.650.000 lekë, ose 1.3 milionë euro.

PD sipas të dhënave zyrtare ka paguar LaCivitanë me 3 këste, përkatësisht me datën 15 mars 2025,  12 maj 2025, 12 dhjetor 2025, me shumat përkatëse prej 500 mijë dollarëshe.

Zyrtarët qendrorë të PD-së kanë shpenzuar plotë 55 mijë euro vetëm për rrjetin social Facebook, ndërsa po aq kanë shpenzuar edhe për sondazhe që ia kanë besuar një kompanie italiane.

Fondet për Chris La Civitanë kanë ardhur sipas autitimit nga llogaria e PD ku janë derdhur fonde nga buxheti I shtetit dhe të ardhurat e deklaruara të partisë.

Deri ditën e auditimit final me datën 15 shkurt, PD kishte të palikuduara vetëm 138 mijë euro.

Në përfundim auditi thekson se: Sipas opinionit tonë, raporti financiar paraqet drejt, në të gjitha aspektet materiale, jep pamjen e vërtetë dhe të drejtë për fondet e përfituara dhe të shpenzuara të subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, në pajtim me ligjin.

ME TE LEXUARAT