“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Qindra qytetarë u mblodhën ditën e sotme në kryeqytet në ditën e 40-të të revoltës së tyre.
Të shumta ishin pankartat që u shpalosën, në të cilat qytetarët kishin derdhur kreativitetin, revoltën dhe realitetin.
Më e veçanta nga këto ishte një arush panda, në të cilin shkruhej: “Larg duart nga e ardhmja”.
Kjo ishte një nga simbolet vizuale, e cila tërhoqi më shumë vëmendje, ndërsa të shumtë ishin edhe protestuesit të cilët e fotografuan.
Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre dha kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.
Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.


