FOTO / Përcillet për në banesën e fundit polici i burgjeve i aksidentuar dy ditë më parë në Pogradec

Është përcjellë për në banesën e fundit polici i regjimit të brendshëm të burgjeve, Krenar Çekiçi, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur dy ditë më parë në Pogradec.
Familjarë, miq dhe kolegë i dhanë lamtumirën e fundit mes dhimbjes dhe respektit, duke vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e tij ndër vite në shërbim.



Në ceremoninë mortore ishte i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, i cili shprehu ngushëllimet për familjen dhe vlerësoi figurën e të ndjerit.
Në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje, trupi i tij u përcoll i mbuluar me flamurin kombëtar dhe atë të Drejtorisë së Përgjithshme së Burgjeve./ORA


