Fredi Beleri merr pjesë në inaugurimin e konsullatës greke në Korçë: Ngjarje historike, festë

Aktualitet

Fredi Beleri merr pjesë në inaugurimin e konsullatës greke

Fredi Beleri ishte i pranishëm në inaugurimin e Konsullatës Greke në Korçë.

Ai u shpreh se është një ditë feste pasi inaugurohet një ngjarje historike për qytetin e Korçës.

Cili do të jetë qëndrimi juaj në Parlamentin Europian për kontestimin e zgjedhjeve që ka bërë opozita?

Beleri: Sot nuk kemi zgjedhje, është një ditë feste, inaugurohet një ngjarje historike për qytetin e Korçës. Është një godinë që nga sot do ta ketë Konsullata Greke, e cila do të jetë një institucion që do të përparojë marrëdhënien e dy shteteve. Sa për zgjedhjet, unë besoj se raporti i OSBE-ODIHR dhe vëzhguesve europianë është fare i qartë ky do të jetë edhe qëndrimi ynë.

Që do të thotë se zgjedhjet ishin të manipuluara, të vjedhura, dhe nuk kanë të bëjnë fare me një shtet që aspiron Bashkimin Europian.

Ky është edhe qëndrimi i BE-së?

Beleri: Ky është qëndrimi i vëzhguesve parlamentarë që ishin në Shqipëri. Është pikërisht ky kishte ndikime të qeverisë, të administratës dhe kishte trysni ndaj votuesve.

Në lidhje me çështjen e detit, ai u shpreh “Është një çështje që dy ministrat dhe qeveritë ta zgjidhin me mirëkuptim. Çështja e detit nga marrëveshja e vitit 2009 është një marrëveshje në interes të të dyja shteteve dhe duhet t’i përmbahen asaj marrëveshjeje”.

 

 

ME TE LEXUARAT