Urdhëri i Ramës, fadromat nisin shembjet në Theth

Politikë

Urdhëri i Ramës, fadromat nisin shembjet në Theth

Pak ore pasi denoncoi nje rast te ndertimeve te paligjshme ne hapesiren publike ne Theth, kryeministri Edi Rama ka publikuar video te aksionit te nisur atje nga mjetet e renda qe po  shembin objektet pa leje. 

"Kjo është fusha e mrekullueshme e Thethit, ku një kriminel - që as nuk ka kurajon të shfaqet ndërkohë që IKMT po zbaton ligjin - ka hedhur betonin e dynjasë për të ndërtuar “fshatin e tij turistik” pa asnjë leje, një krim i shumëfishtë për të cilën një prokurore e quajtur ELSA GJELI, ka refuzuar të hapë çështjen duke hedhur në kosh denoncimin e Policisë së Shtetit", shkruan Rama ne faqen e tij zyrtare ne FB. 

Pak ore me pare teksa kthehej nga Vlora, Rama denoncoi ndertimet pa leje ne Theth, e madje, akuzoi edhe prokuroren qe kishte trajtuar rastin duke mos pranuar te niste hetimet. 

ME TE LEXUARAT