Kapen mat 946 shoferë në Korçë, po kryenin shkelje rrugore/ "Syri digjital" në veprim

Policia Rrugore e Korçës njoftoi sot se ka kryer monitorim intensiv me pajisje inteligjente, në të gjitha akset e qarkut, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun.
Policia bëri me dije se si rezultat i monitorimit, gjatë një jave janë arrestuar 3 drejtues mjetesh dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 946 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht: 125 masa për parakalime të gabuara; 367 masa për ndalim të gabuar të mjetit; 19 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 9 masa për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit; 32 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 50 masa për mosrespektim të këmbësorëve në vijat e bardha; 2 masa për përdorim të celularit; 1 masa për xhama të errësuar; 341 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.


