“Gjobë 200 mijë lekë për kanaçen në det”/ Kozaku "nxjerr bllof" Taulant Ballën: Videoja s’është bërë në Shqipëri!

Taulant Balla ka publikuar këtë të shtunë një video të tiktokerit Kozak Braçi, i cili shihet mbi një anije teksa hedh një kanaçe në det.
Krahas videos, Balla shkruan se Braçi do të gjobitet me 200 mijë lekë gjobë për këtë veprim që sipas tij përbën ndotje të mjedisit.
Ndërkohë, Braçi ka replikuar duke thënë se video është xhiruar para dy viteve, madje sipas tij nuk është xhiruar fare në territorin shqiptar.
Sipas Braçit, ai ka qënë në Mykonos dhe kanaçja është hedhur në det sa për video dhe siç thotë ai është marrë sërish.
“Megalluksa ç’a bëtë, si ia kaluat? Tani do i bëj thirrje ministrit, kam qenë në Muykonos me një shokun tim duke bërë një vlog.
Kam qenë në mes të Mykonosit para dy vitesh e ca, e ke dhe me datë kur është postruar videon sa e kam hedhur kanaçen e ka marrë ai shoku im direkt prapa.
Madje ky shoku im në Greqi ka paguar gjobë për të. Video nuk është bërë në Shqipëri, mund ta testosh këtë se duken jahtet e vendit” shprehet Kozaku në reagimin e tij.


