Rikonfirmimi i Berishës / Mbyllet procesi i votimit në disa degë, nis numërimi! Ja pjesëmarrja në çdo zonë.

Ka përfunduar procesi i votimit në disa njësi dhe degë të Partisë Demokratike në vend, ku janë bërë publike edhe rezultatet e pjesëmarrjes dhe votave të hedhura.
Në Kolonjë, nga 500 votues të mundshëm, kanë marrë pjesë 217 persona.
Në Maliq, nga 1850 votues, kanë votuar 735 persona.
Në Sarandë, në degën e PD, nga 229 votues gjithsej, 181 vota janë pro, 40 kundër, 3 abstenim dhe 5 të pavlefshme.
Në Gjirokastër, procesi i numërimit ka përfunduar me 270 vota pro, 11 kundër, 5 abstenim dhe 5 të pavlefshme.
Në Pustec, nga 66 votues, kanë marrë pjesë 15 persona, ku 13 vota janë pro, 1 abstenim dhe 1 e pavlefshme.
Në Gramsh, nga 694 votues, kanë marrë pjesë 248 persona.
Nga votat e vlefshme, 215 janë pro, 22 kundër dhe 3 abstenim.
Në Selenicë, nga 270 anëtarë, kanë votuar 157 persona, ku 147 vota janë pro dhe 10 kundër.
Në Maliq, sipas rezultateve të tjera të raportuara, 724 vota janë pro, 7 kundër dhe 4 abstenim.
Procesi është mbyllur në të gjitha këto njësi dhe janë bërë publike shifrat e pjesëmarrjes dhe votimit në secilën degë.
VIJON....


