Gjykata e Posaçme caktoi datën për gjyqin, reagon ish-presidenti: Do të jem në çdo seancë. Rrëmbimi mafioz…

Aktualitet

Gjykata e Posaçme caktoi datën për gjyqin, reagon

27 prilli është caktuar si data për mbajtjen e seancës së parë në Gjykatën e Posaçme, për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Nuk ka vonuar dhe reagimi i ish-presidentit nga burgu, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se do të jetë në çdo seancë.

Kreu i Partisë së Lirisë i bën ftesë mediave dhe gazetarëve për të ndjekur seancën, ndërsa shton “Ejani më 27 prill të shikoni se si u justifikua ky rrëmbim mafioz bazuar vetëm mbi gënjeshtra dhe falsifikime”.

Reagimi i plotë:

Përshëndes caktimin e 27 Prillit si datën e nisjes së gjykimit tim në themel!
Do të jem atje, në çdo seancë, në respekt të të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, që kam patur nderin t’ju shërbej në tre detyrat më të larta shtetërore, të Presidentit të Republikës, të Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit.

Falenderoj dhjetëra gazetarë, të cilëve u është refuzuar kërkesa për të më intervistuar gjatë këtyre 19 muajve të rrëmbimit tim banditesk, e drejtë që nuk ju është mohuar as kundershtarëve të Putinit në Rusi.

I mirëpres të gjithë gazetarët dhe analistët më 27 prill në seancën e parë dhe i ftoj të jenë të pranishëm në çdo séancë.

Dihet se ku e ka selinë korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri, atje ku ka hyrë Charles McGonigal dhe përfaqësuesi i Sinaloa-s.

Por ata që ende nuk kanë gjetur guximin ta marrin njëherë në pyetje Kryetarin e Organizatës, natyrisht që do të firmosnin rrëmbimin tim kriminal që e pa e gjithë bota.

Ejani më 27 prill të shikoni se si u justifikua ky rrëmbim mafioz bazuar vetëm mbi gënjeshtra dhe falsifikime.

Ejani të gjithë të shikoni se si DIA ishte një krijesë jo vetëm de facto, por edhe de jure amerikane!
Ejani të shikoni se si letërporositë janë nisur vetëm me qëllime mashtrimi të autoriteteve amerikane dhe të tjera!

Ejani për të mos humbur perlat e çmontimit të një procesi farsë, që do të nxjerrë në dritë të diellit se si Ramaforma është shndërruar në një “mundësi të madhe” vetëm për Kryekleptokratin e Tiranës dhe ndërkombëtarët e korruptuar si Charles McGonigal.

ME TE LEXUARAT