Gjykata kthen në detyrë dekanen e Drejtësisë, Dorina Hoxha! Rrëzon pezullimin nga rektori Artan Hoxha

Aktualitet

Gjykata kthen në detyrë dekanen e Drejtësisë, Dorina Hoxha!

Gjykata Administrative ka vendosur qe Prof. Dr. Dorina Hoxha të rikthehet menjëherë në detyrën e dekanes së Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës.

Kete vendim, Gjykata Administrative e mori sot, duke rrëzuar vendimin e Rektorit Artan Hoxha, për pezullimin nga detyra të dekanes.

Më 22 maj të këtij viti, Rektori pezulloi nga detyra dekanen Hoxha me argumentin se kjo e fundit ka shprehur interesin për të kandiduar si anëtare Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e pedagogëve, dhe duke qenë se Fakulteti i Drejtësisë ka kompetenca në përzgjedhjen e kandidaturave ajo ndodhej në konflikt interesi.

 

ME TE LEXUARAT