Zvogëlohet numri i bashkive, zbardhet reforma territoriale e PS, qarqet s`preken

Politikë

Zvogëlohet numri i bashkive, zbardhet reforma territoriale e PS, qarqet

Partia Socialiste është gati të vijoje e vetme hartën e re territoriale pas mosdakordësive me opozitën.

Bashkëkryetari socialist Arbjan Mazniku, u shpreh se mazhoranca i ka të qarte hapat që do të ndjekë dhe se në përfundim të këtij sesioni parlamentar produkti final do të jetë gati.

Kërkesa e opozitës për shtyrje të afatit të komisionit deri në tetor sipas Maznikut është manovër që synon dështimin e reformës territoriale. Ndërsa dha dhe arsyen përse produkti final në korrik është i domosdoshëm.

“PD kërkon dështimin e reformës. Nëse nuk kapim korrikun atëherë vonohemi 8 vite”, tha Mazniku.

Mazniku bëri me dije se javën e ardhshme, të majtët do të kenë gati gjetjet e komisionit së bashku me hartën e re.

“Do ta kemi gati produktin brenda javës së ardhshme së bashku me hartën e re”, tha ai.

Bashkëkryetari socialist nuk dha një shifër për numrin e bashkive që pritet të dalë nga komisioni i posaçëm i reformës territoriale, burime nga Partia Socialiste shprehen se bëhet fjalë për reduktim nga 64 bashki në 40 deri në 50 bashki.

Përpos numrit të bashkive, vendit do t’i shtohet edhe një nivel i ri qeverisje. 4 rajonet janë të preferuarat e socialistëve. ”Në këto momente, qarqet nuk preken. 4 rajonet janë më të duhurat”. 

Në politikën e brendshme mund të manovrojnë, me dëshirat e fqinjëve për minoritetet, socialistët nuk bëjnë dot skenare: “Bashkitë minoritare nuk preken”.

Më bujare do të jetë “prekja” që do t’i bëhet Tiranës. Mazniku mendon që për kryeqytetin do të ketë një kapitull të veçantë për sa i përket funksioneve, ku po mendohet që t’i atashohet aeroporti ndërkombëtar. Socialistët i lënë një gjysmë dere hapur PD-së nëse do të reflektojë, edhe pse nga ana tjetër i kanë bërë planet edhe se si të shmnagim konsultimin publik, duke e sjellë në Kuvend draftin si nismë ligjore:

“Duhet ta miratojmë ligjin në fund të muajit shtator dhe fillim të tetorit”.

Në seancën e 23 korrikut, Arbian Mazniku do të prezantojnë raportin e mazhorancës, ku do të bëhet publike numri i ri i bashkive të cilat do të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

 

 

ME TE LEXUARAT