Gjyqi ndaj anëtarëve të grupit të Laert Haxhiut, dëshmitari: Me Çajup Selimin kemi pasur probleme

Aktualitet

Gjyqi ndaj anëtarëve të grupit të Laert Haxhiut,

Në gjyqin ndaj anëtarëve të grupit kriminal të Laert Haxhiut para gjykatës kanë dëshmuar disa persona të thirrur nga prokuroria për disa ngjarje kriminalë të ndodhura. Mes këtyre ngjarjeve ishte edhe vrasja e Çajup Selimit e ndodhur me 1 Qershor 2021.

Dëshmitar ishte babai dhe vëllai i Erisiano dhe Bujar Abedni, të dyshuar si pjesmarrës në vrajse. Dëshmitari, Ahmet Abedini ka theksuar se me Çajup Selimin kanë pasur probleme pasi ai i përndiqte nusen e djalit të tij.

Sipas tij ai mori vesh dy vite pas vrasjes së Selimit që djali i tij dhe Çajupi ishin rrahur me njëri-tjetrin. Ndër të tjera ai dha detaje sesi mori vesh lidhur me vrasjen e tij dhe pse nuk mori pjesë në varrim.

“Jam në dijeni të ngjarjes së Çajupit Selimit. Kam pasur nënën në spital kishte 20 ditë në spital dhe me datën 12 ndërroi jetë. Unë dhe vëllai Bujari e vizitonim. Unë në atë kohë punoja me materiale ndërtimi në Tepelenë.

Punonte nusja te dyqani. Çajup Selimi shiste cemento afër dyqanit tonë. Me Çajupin kemi pasur probleme se i bënte telefon nuses time në çdo orë të ditës e të natës. Kemi pasur probleme se edhe djalin tim janë rrahur.

E pata marr vesh rreth 2 vite para vrasjes. Ai e pranonte se e telefononte gruan. Çajupi i dërgonte mesazhe edhe e përndiqte. Gruaja i thoshte mos i bjer më telefonit dhe mos shkruaj më. Banesa ime ndodhet me kat të 2 se katin e parë e kisha biznesin.

Vëllai im, Bujari nuk ka qenë në dijeni. Në Ksmail kemi një hotel, pata investuar unë bashkë me familjen. Më ka ndihmuar edhe motra dhe kam marr kredi. Në orën 12 të asaj nate mora vesh se kanë vrarë Çajupin.

Kur shkova në polici e mora vesh. Djali im ishte në Tiranë se nusja e tij kishte probleme dhe ai ka ardhur në Tepelene pas disa ditësh. Nuk i shkova në varrim Cajupit se isha në polici”, tha dëshmitari.

ME TE LEXUARAT