Goditen 2 Call Centera mashtrues pranë Liqenit të Thatë, operacioni i drejtuar nga Prokuroria dhe autoritetet austriake

Aktualitet

Goditen 2 Call Centera mashtrues pranë Liqenit të Thatë,

Nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës është zhvilluar një aksion kundër call centareave që përdoren për të mashtruar qytetarët europianë, duke u marrë shuma të mëdha parash.

Burime ekskluzive për Report Tv bëjnë me dije se gjatë aksionit, i cili është zhvilluar edhe në koordinim me autoritetet austriake, janë ‘goditur’ dy call centera pranë Liqenit të Thatë në kryeqytet.

Gjatë këtij aksioni, në ambientet e 2 call centerave janë gjetur kompjutera që përdoreshin për aktivitetin e mashtrimit, si dhe operatorë që punonin aty (të cilët ende nuk dihet nëse janë arrestuar ose jo).

Aksioni në vijim, pjesë e operacionit të nisur në muajin prill, ku u goditën 3 call center të shpërndarë në 12 zyra në kryeqytet. Në operacionin e prillit, ranë 10 persona në pranga dhe u sekuestruan 900 mijë euro cash.

Gjatë operacionit kundër këtyre call centerave në muajin prill, rezultoi se ata kishin përvetësuar përmes mashtrimit rreth 50 milionë euro të qytetarëve europianë.

Call centerat mashtrues ditën e sotme, u zbuluan në të njëjtat ambiente ku prokuroria kishte shkuar më parë, por nuk kishte zbuluar gjë. Pas goditjes në prill, grupet i kishin bërë aktive.

ME TE LEXUARAT