Babai 24-vjeçar vret logopedin , dyshonte se ai kishte abuzuar me djalin e tij të mitur

Bota

Babai 24-vjeçar vret logopedin , dyshonte se ai kishte abuzuar me djalin

Autoritet spanjolle kanë arrestuar një 24-vjeçar në qytetin valencian të Burjassot si autorin e dyshuar të një vrasjeje. I riu ka goditur për vdekje me thikë logopedin e djalit të tij 2-vjeçar, pasi dyshonte se ai kishte abuzuar fëmijën.

Pas ngjarjes së rëndë, autori i dyshuar u vetëdorëzua në polici duke rrëfyer se vrarë një person. Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë motivin e krimit. Dyshimet fillestare sugjerojnë se babai i djalit e vrau terapistin pasi e gjeti fëmijën në klinikë me pantallona të ulura dhe pa pelena, duke besuar se e kishte abuzuar të birin.

Babai i të miturit mësohet se kërkoi logopedit t’i tregonte pamjet e kamerave të sigurisë së klinikës, megjithëse nuk është konfirmuar nëse takimi ishte regjistruar. Kur terapisti dyshohet se refuzoi, babai e goditi për vdekje me thikë dhe më pas u dorëzua në polici.

Trupi i viktimës u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Valencia, ku do të kryhet një autopsi për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Herët në mëngjes të martën, oficerët e Policisë Kombëtare gjetën thikën 15 centimetra që dyshohet se është përdorur për të kryer krimin, pa specifikuar vendndodhjen ose rrethanat që çuan në zbulimin e armës.

ME TE LEXUARAT