“Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë”, Rama: Ka nisur procesi i vlerësimit të dëmeve pas përmbytjeve në Durrës

Aktualitet

“Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë”,

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga hidrovori i Porto Romanos i cili po vijon punën me kapacitet të plotë.

Aktualisht situata në qytetin e Durrësit po monitorohet nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe kryebashkiakja Emiriana Sako.

Kreu i qeverisë bën me dije se të dy hidrovoret e Bashkisë Durrës po punojnë me kapacitet të plotë dhe ndërhyrjet në terren vijojnë pa ndërprerje.

Gjithashtu në postimin e tij në Facebook, Rama thekson se ka nisur procesi i rivlerësimit të dëmeve materiale të shkaktuar nga përmbytjet e ditëve të fundit pas rrebeshit të shiut.

Postimi i Ramës:

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, së bashku me kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, në hidrovorin e ri të Porto Romanos ????‍♂️????‍♀️

Të dy hidrovoret e Bashkisë Durrës po punojnë me kapacitet të plotë dhe ndërhyrjet në terren vijojnë pa ndërprerje ????????

Paralelisht, ka nisur edhe procesi i vlerësimit të dëmeve materiale ????????

???? Të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë dhe do të vijojnë punën gjatë gjithë natës për të mbajtur situatën nën kontroll ????

ME TE LEXUARAT