Hiqet një shtyllë tensioni, 7 fshatra pa drita! Shembja e aksit Librazhd-Pogradec sjell probleme dhe në rrjetin energjetik
Lajmifundit
/
23 Shkurt 2026, 11:29
Aktualitet

Problemet në aksin rrugor Librazhd-Pogradec, kanë shkaktuar dëmtime dhe në rrjetin energjetik. Konkretisht që prej ditës së djeshme shtylla e tensionit të mesëm në Linjën 110 kV Librazhd – HEC Egnatia rrezikon shembjen. Sot energjia elektrike do të stakohet nga ora 10:00 deri në orën 17:00, hark kohor që do të punohet për demontimin e shtyllës.
Pa energji elektrike do të mbeten dhe disa zona në rrethin e Librazhdit, Babje, Buzgar, Drapata, Dragostunjë, Ferrë, Frarë, Hotolisht, Gurëkuqe, HEC-i Xhyrë.


