“I çoja në shkollë me furgon”, flet me lot në sy fqinji i dy të miturve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Durrës

Aktualitet

“I çoja në shkollë me furgon”, flet me lot në

Një ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën dy të miturve në Durrës, ka folur për mediat fqinji i familjeve të fëmijëve që humbën jetën njëkohësisht dhe shofer i furgonit që çonte në shkollë ata.

Ai është shprehur me lot në sy se ndodhej në vendngjarje në momentin e aksidentit, duke thënë se shoferi i automjetit dyshohet se ka qenë i dehur dhe ka marrë përpara fëmijët. Ai shton se është fqinj me ta dhe se të miturit i dërgonte çdo ditë në shkollë me furgonin me të cilin punonte.

Sipas tij, gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, ndërsa tregon se në zonë ambulanca dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në kohë.

“Njerin nga djemtë e nxorëm 10 veta pasi ngritëm makinën”, është shprehur ai me lot në sy, duke përshkruar momentet e rënda të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT