I vodhi orën italianit në lokal, Policia arreston 42-vjeçarin në Durrës, i kthen sendin e vjedhur pronarit

Aktualitet

I vodhi orën italianit në lokal, Policia arreston 42-vjeçarin

Një 42-vjeçar në Durrës është arrestuar pasi dyshohet se vodhi orën e dorës së një shtetasi italian në një lokal në qytetin bregdetar, ndërsa identifikimi i tij u bë pas publikimit të videos së vjedhjes në rrjetet sociale.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 11 të Durrësit, në lokalin e shtetasit italian M. S., rezident në Shqipëri. Pamjet e momentit u publikuan në një portal ku shihej autori i dyshuar teksa merrte orën dhe largohej nga ambienti.

Pas publikimit të videos, Policia e Durrësit organizoi menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

ME TE LEXUARAT