IKMT zbarkon në Vlorë, prishet ndërtesa që pengonte lidhjen e rrugës Transballkanike me Portin

Mëngjesin e sotëm, forcat e IKMT-së, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policinë e Shtetit, ndërhynë në qytetin e Vlorës duke prishur një ndërtesë banimi që dyshohet se pengonte vazhdimin e rrugës lidhëse Transballkanike me Portin e Vlorës.
Sipas raportimeve, gjatë aksionit, pronarët e objektit kanë kundërshtuar ndërhyrjen, çka ka sjell edhe shoqërimin e disa personave në komisariat nga ana e policisë.
Banorët pretendojnë se kanë dokumentacion të rregullt dhe se banesa ishte në proces gjyqësor, duke shtuar se nuk mund të shembej derisa të vinte edhe vendimi i gjykatës për shembjen e tij.
Ky aksion i hap rrugë vijimit të punimeve për përfundimin e segmentit lidhës, një projekt i rëndësishëm për lehtësimin e qarkullimit dhe zhvillimin e infrastrukturës në qytetin e Vlorës.


