Ish-nëndrejtori i Hipotekës paraqitet në SPAK, lidhja që ka me Arben Ahmetajn

Aktualitet

Ish-nëndrejtori i Hipotekës paraqitet në SPAK, lidhja që ka

Ish-nëndrejtori i Hipotekës, Enis Hoxha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Ndërkohë mësohet se Hoxha ka lidhje familjare me Arben Ahmetajn, konkretisht është kunati i ish-zëvendëskryeministrit.

Nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.

Arben Ahmetaj, ndodhet në arrati, ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e tij. Ndaj Ahmetajt ka disa çështje të hapura, si për inceneratorët, por dhe për çështjen e privatizimit të fabrikës së miellit.

SPAK e ka marrë të pandehur ish-numrin dy të qeverisë për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

ME TE LEXUARAT