Humbi ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi, ndërron jetë 40-vjeçari në Durrës

DURRËS- Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën gjatë punës në kantier në qytetin bregdetar të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në lagjen numër 4.
Punëtori i ndërtimit, rreth 40 vjeç, ka humbur ndjenjat ndërsa punonte. Ai është dërguar në spital, por ndonëse mori ndihmë mjekësore nuk mbijetoi dot.
“Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, shtetasi E. L., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi. Ai është transportuar në spital, por, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën”, njofton policia.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, shtetasi E. L., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi.
Ai është transportuar në spital, por, pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, ka humbur jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.


