“Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë te Politekniku, ndërhynë policia, protestuesit nisen drejt universitetit (FOTO)

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në protestën e 30-të kundër qeverisë Rama
Studentët kishin përgatitur një surprizë me një banderolë të vendosur në fasadën e Universitetit Politeknik në fund të bulevardit: Ju erdhi fundi.
Mirëpo sapo u shpalos banderola në fasadë prej studentëve, ajo u u hoq mesa duket nga roje të sigurisë Iliryan Guard, të cilët mbyllën dhe studentët brenda.
Banderola mësohet se është vënë nga studentët teksa në video shihen edhe flakadanë të ndezur.

Menjëherë protestuesit shkuan nga Kryeministria te Universiteti dhe aty u bashkuan me studentët e tjerë protestues.
Sakaq, pati dhe përplasje mes protestuesve dhe rojeve të sigurisë pasi kërkonin të merrnin sërish banderolën.


