Kapet në Këlcyrë 51-vjeçari i dënuar me 10 vite burg në Itali për trafik droge (EMRI)

Aktualitet

Kapet në Këlcyrë 51-vjeçari i dënuar me 10 vite burg

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Këlcyrë gjatë një operacioni policor të koduar “Fugitive”, i zhvilluar nga struktura të Policisë së Shtetit në qarkun e Gjirokastrës.

Në pranga ka rënë 51-vjeçari Fatbardh Çela, i njohur edhe si Gentian Çela, banues në Këlcyrë, i dënuar me 10 vite burg nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, operacioni u organizua nga specialistët e Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Këlcyrë, pas marrjes së informacioneve operative mbi vendndodhjen e të kërkuarit. Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, u realizua arrestimi i tij me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Veronës e kishte dënuar me 10 vite burg për trafik droge.

Aktualisht, Interpol Tirana po vijon procedurat e ekstradimit në bashkëpunim me homologët italianë.

ME TE LEXUARAT