Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (1 - 2 Prill 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Evropa Juglindore dhe Ballkani do të kenë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu e dëbore dhe stuhi ere, ndërsa Britania do të përjetojë reshje të dendura dhe Evropa Lindore reshje dëbore; pjesa tjetër do të jetë më e qëndrueshme.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë i paqëndrueshëm me vranësira, reshje shiu dhe dëborë në zonat malore. Temperaturat luhaten nga 2°C në 16°C, era fryn mbi 70 km/h dhe dallgëzimi deri në 5 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Shumica e Evropës do të dominohet nga kushte të paqëndrueshme me reshje dhe stuhi, ndërsa Evropa Qendrore dhe gadishulli Iberik do të kenë mot më të qëndrueshëm.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë me reshje shiu kryesisht në jug dhe qendër, ndërsa pasditja sjell përmirësim gradual. Temperaturat luhaten nga 1°C në 17°C, era fryn mbi 60 km/h dhe dallgëzimi rreth 4 ballë./ORA


