Kërkohet ndërhyrje nga ajri/ Zjarri në Drenie del jashtë kontrollit

Aktualitet

Kërkohet ndërhyrje nga ajri/ Zjarri në Drenie del jashtë

Vatra e zjarrit në masivin pyjor të Drenies vijon të jetë aktive edhe gjatë ditës së sotme.


Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri ditën e djeshme, vatra e zjarrit u riaktivizua në mesnatë ku flakët iu afruan edhe banesave, por fatmirësisht ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse dhe forcave të ushtrisë shmangu rrezikun.

Zjarri aktualisht ka marrë përhapje të gjerë dhe po mbahet në monitorim nga forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit të cilët po punojnë në terrenin e vështirë kodrinor për neutralizimin e flakëve.

Ndërkohë sipas informacioneve nga prefektura e Fierit është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri.

 

ME TE LEXUARAT