Kërkon zbutjen e masës, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Veliajt në Apelin e GJKKO

24 shkurt do të shqyrtohet kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për ndryshimin e masës së sigurisë. Seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Nertina Kosova.
Apeli i Posaçëm do të vlerësojë nëse janë plotësuar kushtet dhe kriteret ligjore që Veliaj të lirohet nga qelia, pas kalimit të çështjes për gjykim.
Sipas mbrojtjes, në këtë fazë procedurale nuk ekziston më rreziku i prishjes apo manipulimit të provave, argument që paraqitet si bazë për lehtësimin e masës së sigurisë.
Vendimi i Apelit pritet të përcaktojë nëse kryebashkiaku do të vijojë të qëndrojë në masën aktuale apo do të përfitojë ndryshimin e saj.


