Klos/ Makina përfundon në oborrin e banesës te rruga e Arbrit, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident rrugor është regjistruar pranë rrethrrotullimit të rrugës së Arbrit, në fshatin Fshat të Bashkisë Klos, ku një automjet tip “Benz” është përplasur me murin mbrojtës të një banese.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti po lëvizte në drejtim të Klosit kur, për shkak të lagështisë në rrugë, ka rrëshqitur dhe ka humbur kontrollin, duke u ndalur vetëm pak metra larg oborrit të banesës së familjes Doka.
Vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar.
Banorët e zonës shprehen se kjo segment rrugor është problematik dhe shpesh është bërë burim aksidentesh. Familja e Klodian Dokës ka kërkuar rritje të sigurisë në këtë pjesë të rrugës, duke theksuar se automjetet kanë rrezikuar edhe më parë të përfundojnë në oborrin e banesës së tyre.
Mësohet se muri mbrojtës është ndërtuar nga vetë familja me gurë, pasi barrierat metalike të vendosura më herët janë dëmtuar nga aksidentet e përsëritura në këtë zonë.