Kontroll në burgun e Drenovës, Laert Haxhiut i kapet sërish celular në qeli

Aktualitet

Kontroll në burgun e Drenovës, Laert Haxhiut i kapet sërish

Një telefon celular është gjetur sërish në qelinë ku mbahet i burgosuri Laert Haxhiu në burgun e Drenovës.

Sipas informacioneve paraprake, kontrolli është zhvilluar rreth orës 06:00 të mëngjesit, gjatë një operacioni të kryer brenda institucionit të vuajtjes së dënimit. Gjatë kontrollit, në qelinë ku ndodhet Laert Haxhiu, i cili është nën akuzë nga SPAK, është konstatuar një telefon celular që dyshohet se i përket atij.

Pas sekuestrimit, telefoni është dërguar menjëherë pranë SPAK, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës për të verifikuar përmbajtjen dhe komunikimet e mundshme.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me rrethanat se si telefoni ka përfunduar brenda qelisë.

ME TE LEXUARAT