Kontroll në burgun e Peqinit, zbulohen celularë, raki, uiski dhe verë në qeli

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve këtë të shtunë ka dalë me një njoftim ndërsa ka bërë me dije se kanë vijuar kontrollet në burgje. Këtë të shtunë mësohet se janë zhvilluar kontrolle në IEVP Peqin.
Mësohet se nga kontrollet në qelinë e një të dënuari të sigurisë së lartë iu gjetën 1 shishe me raki, 2 shishe uiski, 1 shishe verë dhe 2 karikues telefoni. Në qelinë e një të dënuari tjetër mësohet se u gjet 1 iPhone, 1 karikues, 2 fisha karikimi dhe 1 palë kufje ëireless.
2 telefona celularë të tjerë, 1 karikues dhe 3 shishe raki iu gjetën dhe sekuestruan një të dënuari tjetër.

Goditet rast i posedimit të sendeve të ndaluara në IEVP Peqin. Nga informacionet paraprake të siguruara nga strukturat e IEVP Peqin në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, Forcat Operacionale të DPB-së dhe forcat e sigurisë së IEVP Peqin, IEVP Fier dhe IEVP Durrës ushtruan kontroll në ambientet e IEVP Peqin.


Gjatë kontrollit, të dënuarit të sigurisë së lartë G.B. iu gjetën: 1 shishe me raki (2 L), 2 shishe uiski (1.5 L), 1 shishe verë (1.5 L) dhe 2 karikues telefoni. Të dënuarit P.V. iu gjetën: 1 celular i tipit iPhone, ngjyrë e zezë, 1 karikues, 2 fisha karikimi dhe 1 palë kufje wireless.
Ndërsa të dënuarit L.D. iu gjetën: 2 telefona celularë (1 Google Pixel , ngjyrë e zezë dhe 1 Samsung, ngjyrë gri), 1 karikues ngjyrë e bardhë dhe 3 shishe raki (2 L).
Materialet procedurale i janë referuar Agjencisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.


