Kryemadhi në Gjykatë: E mësova dhe këtë zanat në pleqëri!

Këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsiuonit të Organizuar (GJKKO) është mbajtur seanca e radhës ndaj ndaj ish presidentit Ilir Meta dhe ish- bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen nga SPAK për korruspion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash në bashkëpunimme zyrtarë të tjerë të lartë të shteti.
Ndërkohë gjatë seanëcs Kryemadhi ka vijuar kundërshtimet ndaj akuzës së SPAK, duke analizuar komunikimet dhe provat e përfshira në dosje.
Kryemadhi: Të gjithë thonë: “Të kishim shkopin magjik”, po faktikisht shkopin magjik e kishin ca të tjerë. Dokumentet mbështesin tezën se Ardian Shatku e ndiqte vetë komunikimin me investitorët.
Kryemadhi: Askund nuk rezulton një mesazh: “Bëje se do të jap para, bëje se të shkarkova, bëje se të vrava.”
Kryemadhi: Emaili i dërguar Haxhinastos nuk përmban asnjë element ndërhyrjeje. Për rrjedhojë, edhe faqja 47 nuk provon asgjë, sepse është ndjekje e një procedure administrative të Unifi.
Në faqen 48, SPAK lidh teorinë e përfitimit përmes kartës ekspres. Provat përdoren ose në një ngjarje, ose në tjetrën, pra karta ose është përdorur tek Unifi, ose tek Vodafone.
Kryemadhi: Pra bëhet fjalë për komunikimin e 25 shtatorit me Ardian Shatkun. Komunikimi ka dy anë personale mes meje dhe kushëririt. Unë jam në San Marino dhe në 30 faqe komunikimi, në fund shkëpusin një fjali. Siç jemi ne këtu në gjykatë dhe themi një fjali: “Ore, ati, flamingot do vazhdojnë apo jo?” Dhe të merret kjo fjali e shkëputur.
Gjykata: Me sa duket, ju jeni bërë edhe juriste.
Kryemadhi: Po, po, e mësova dhe këtë zanat në pleqëri.
Gjykata: Kur të vijë momenti, do të flasim për provat.
Kryemadhi: Provat shkresore tregojnë se organi i akuzës më numëron qimet e shtëpisë dhe m’i nxjerr në media. Mua, të paktën, do të më japësh kohën të flas një më një. Se në qoftë se këta kanë sjellë 2 mesazhe me Ardian Shatkun, unë do t’i lexoj të 300.
Gjykata: Këtu nuk flitet për gjithçka doni ju. Sipas rregullave procedurale, do të flisni vetëm për faktin objekt gjykimi. Që do të thotë, në atë telefon ju mund të keni 5 mijë emaile, ju do të përmendni çfarë ka për hetimin.
Kryemadhi: Nëse do bëja ashtu, do më duheshin 45 vjet gjykim që t’i lexoja një më një, por kontekstin e emaileve dhe mesazheve në objekt do ta sjell.
Gjykata: Thuaj, kjo është në mënyrë të përmbledhur.
Kryemadhi: E përmbledhur është. Avokatët vijnë e flasin në anën procedurale. Unë di të them se, duke parë dosjen faqe për faqe çdo ditë, më rezulton një provë e re që hedh poshtë çështjen./ TCH


