Kush është shqiptari me dy miniera ari në Afrikë dhe perandori i diamantëve me miliona euro fitim!

Aktualitet

Kush është shqiptari me dy miniera ari në Afrikë dhe

Historia e jashtëzakonshme e Baki Baliut, perandori shqiptar i diamanteve dhe i dy minierave të arit në Siera Leone, Afrikë.  Si ia doli Bakiu të bëhet nga saldator në tregtar ari? 

Eljan Tanini: Baki, faleminderit që jeni sot me ne. Ju quajnë “Baki i Arit”. Pse? 

Baki Baliu: Unë merrem me minerale të ndryshme në Afrikë dhe jetoj në Sierra Leone. Kam dy miniera ari atje dhe një staf të përhershëm që punon me mua. Fillimisht emigrova në Gjermani. Babai im ka punuar për 31 vjet në Minierën e Trepçës si minator. Në Gjermani mësova saldimin dhe punova si saldator. Më pas u lidha me një nga njerëzit më të fuqishëm në botë për diamant dhe ar. U bëra truproja i tij personal. Ai më porositi të mos shkoja në Afrikë, por unë nuk e dëgjova.

Eljan Tanini: Çfarë ndodhi më pas?

Baki Balliu: Në vitin 2014 kisha bërë ca para dhe krijova një kompani për riciklimin e gomave. Nga ato nxirrnim vaj dhe solar. Në fakt, teknologjia që kisha nuk e kishte askush tjetër në rajon. Por në Mitrovicë, pushteti më goditi dhe më mbylli fabrikën. U përballa me falimentim të madh. Atë humbje nuk e pranova, kështu vendosa të nis një jetë të re në Afrikë.

Një person vendas më ndihmoi shumë. Atje kam ndihmuar edhe popullsinë lokale. Në periudha të ndryshme kam pasur nga 20 deri në 400 punëtorë. Pagesa mujore është 300–350 euro, që për ta është shumë. Shteti është i fortë, nuk ka vjedhje. Licencën për minierë e mora përmes kryetarit të fshatit, pa mbështetjen e vendasve nuk bëhej dot asgjë.

Eljan Tanini: Sa kohë punoni gjatë vitit?

Baki Baliu: Vetëm 7 muaj. 3–4 muajt e tjerë janë me shi dhe toka bëhet e rrezikshme për punë. Unë tani jam numri 1 për miniera atje.

Në një vend gjejmë ar, në një tjetër diamant, por nuk ndodhin bashkë të gjitha sepse ka ditë që gjejmëm por ka ditë që gjejmë pak. Kemi 150 hektarë tokë dhe gërmojmë deri në 6 metra thellësi.

Eljan Tanini: Ka pasur raste që ju kanë vjedhur?

Baki Baliu: Jo, askush nuk vjedh aty. Siguria është e madhe dhe kam grupin tim të ruajtjes. Kam gjithmonë një roje personale 24 orë dhe kur transportoj ar, përdor 2-3 makina për siguri.

Eljan Tanini: Si e tregtoni arin dhe diamantet?

Baki Baliu: Një pllakë prej 10 gramësh ari 999 karat kushton rreth 1500 dollarë për gram. Një lingotë ari vlen rreth 80 mijë dollarë. Në zyrën time kam valixhe me lingota që ruhen në shtëpinë time të sigurta.

ME TE LEXUARAT