LAJMI I FUNDIT/ Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën kalimtari

Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën

Durrës – Rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në vendin e quajtur “Marfish”, një automjet tip Benz, i drejtuar nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor.

Raportohet se një automjet ka përplasur një kalimtar që po lëvizte me biçikletë.

Dhe si pasojë e aksidentit, këmbësori, shtetasi R. M., 68 vjeç, ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT