“Lëvizje” thasësh me para në zyrën e ish-drejtoreshës së Postës Shqiptare në Durrës, çfarë zbuluan pamjet filmike
Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për zhdukjen e 69 milionë lekëve të rinj në filialin e Postës Shqiptare në Durrës, ku ish-drejtoresha është lënë në burg, ndërsa arrest shtëpie është vendosur për dy zyrtaret e tjera të përfshirë në këtë skemë.
Sipas hetimeve të Prokurorisë dhe Policisë, tre zyrtaret dyshohet se gjatë muajve prill dhe maj 2026 nuk kanë arkëtuar në degët Shijak dhe Krujë shumën prej 69 milionë lekësh të rinj. Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë skemën, përfshirjen e mundshme të personave të tjerë dhe destinacionin përfundimtar të shumës së konsiderueshme financiare.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, zbulohen të gjithë ‘levizjet’ që ish-drejtoresha Elisabeta Mataj, ish-shefja e inancës, Valbona Duni, dhe ish-arkëtarja Paola Dana kanë bërë. Ndërkohë, drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, gjatë përballjes me gjykatën, nuk ka dhënë një shpjegim se ku kanë përfunduar paratë. E pyetur nga gjykata për destinacionin e shumës prej 69 milionë lekësh, Mataj është përgjigjur se nuk e di.
Referuar pamjeve filmike të administruara nga kamerat e sigurisë në ambientet e Filialit Durrës qendër (bashkëlidhur kallëzimit), rezulton se nga ana e punonjëseve të postës lëvizjet e vlerave monetare janë kryer në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi dhe të rregullores së brendshme të Posta Shqiptare Sh.a. Konkretisht më datë 02.04.2026 ora 15:15:29, në filialin e Postës Shqiptare Durrës vijnë vlerat monetare të shoqëruara nga një punonjës i postës dhe nga punonjësi i SHPSF “Nazeri”;
Ora 15:29:12, shefja e financës Valbona Duni, në ambientet e arkës, e pranishme Paola Dana dhe ndihmës arkëtarja, i bën me shenjë me dorë punonjësit të postës të marri thesin me vlera monetare;
Ora 15:29:22 shefja e financës Valbona Duni bashkë me një punonjës poste marrin në arkë, e pranishme Paola Dana, një thes me vlera monetare i porsaardhur me eskortë shoqërimi nga banka;
Ora 15:29:50 shefja e financës Valbona Duni i merr thesin me vlera monetare punonjësit të postës dhe hyn në zyrën e saj;
Ora 15:30:05 Valbona Duni çon thesin me vlera monetare në zyrën e Drejtores Elisabeta Mataj;
Ora 15:30:09 Valbona Duni hyn në zyrën e Drejtores Elisabeta Mataj
Ora 15:30:22 Valbona Duni del nga zyra e Drejtoreshës Elisabeta Mataj
Ora 15:31:16, Valbona Duni niset të largohet puna;
Ora 15:31:31 Elisabeta Mataj e thërret Valbona Dunin dhe së bashku shkojnë në zyrën e Elisabeta Mataj
Ora 15:33:04 nga zyra e Drejtores del e para Valbona Duni
Ora 15:33:27 Valbona Duni largohet nga puna;
Ora 15:39:08 Drejtoresha e Filialit Posta Shqiptare Durrës Elisabeta Mataj largohet nga zyra me një qese të bardhë transparente me sende që nuk mund të përcaktohen, thuhet në dosje.
Datës 2.4.2026 i përket mandat pagesa nr. 2330, vlera 5 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Shijak, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e degës Shijak e dyshuar e falsifikuar).
Dates 15.4.2026 i përket mandat pagesa nr. 2748, vlera 10 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Krujë, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Valentina Guni (arkëtare e degës Krujë e dyshuar e falsifikuar).
Datës 20.4.2026 i përket mandat pagesa nr. 2866, vlera 5 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Shijak, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e degës Shijak e dyshuar e falsifikuar).
Datës 24.4.2026 i përket mandat pagesa nr. 3002 (vendosur me shkrim dore numri 2997), vlera 5 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Shijak, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e degës Shijak e dyshuar e falsifikuar).
Datës 8.5.2026 i përket mandat pagesa nr. 4320, vlera 5 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Shijak, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e degës Shijak e dyshuar e falsifikuar).
Ora 15:24:46 Valbona Duni mbështjell me mandat pagesë pliko me kartmonedha ndërkohë që komunikon me Paola Danën që kryen veprime në kompjuter. Ora 15:24:59 Valbona Duni me plikon me kartmonedha të mbështjellë me mandat pagesë shkon në zyrë e Drejtoreshës Elisabeta Mataj. Ora 15:25:18 Valbona Duni del nga zyra e Drejtoreshës Elisabeta Mataj me mandate pagesën në dorë por pa plikot me kartmonedha. Ora 15:25:28, Elisabeta Mataj me telefon në dorë del nga zyra e saj pas Valbona Dunit dhe hyn në një zyrë tjetër./ Top Channel